Mozzart ka prezantuar një ofertë të re për adhuruesit e basteve sportive në prag të ndeshjeve të Kupës së Botës FIFA 2026. Promocioni, i quajtur “1 = 3”, u jep lojtarëve mundësinë që përzgjedhja Mbi 2.5 Gola të konsiderohet fituese shumë më herët se zakonisht.
Oferta lidhet me tregun e golave dhe aktivizohet në rast se shënohet të paktën një gol i vlefshëm gjatë 10 minutave të para të kohës së rregullt. Në këtë situatë, basti Mbi 2.5 Gola shlyhet si fitues, pavarësisht se sa gola shënohen deri në fund të ndeshjes.
Sipas rregullave të publikuara nga Mozzart, promocioni vlen për të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës FIFA 2026, nga faza e grupeve deri te finalja. Në ofertë përfshihen bastet single, multiple dhe sistem, si në programin para ndeshjes ashtu edhe në bastet live.
Për lojtarët që preferojnë bastet live, ekziston një kusht i rëndësishëm: përzgjedhja Mbi 2.5 Gola duhet të jetë vendosur përpara golit që aktivizon promocionin. Nëse basti luhet pas këtij momenti, oferta nuk aplikohet.
Një tjetër detaj që duhet marrë parasysh lidhet me vendimet e VAR-it. Në rast se një gol i shënuar në minutat e para anulohet pas rishikimit nga sistemi VAR ose pas një vendimi zyrtar të arbitrit, promocioni nuk aktivizohet dhe basti vazhdon të vlerësohet sipas rezultatit përfundimtar të ndeshjes.

Be the first to comment