DragonSlots
  • Lojëra
  • Bonuse dhe promocione
  • Aplikacion Mobil
  • Depozitat dhe tërheqjet
  • Mbështetja për Klientët
4.7
Sending
User Review
0 (0 votes)

DragonSlots është një kazino online ku lojtarët gjejnë në të njëjtin vend lojëra slot, kazino live, lojëra tavoline, turne dhe promocione të ndryshme. Faqja ka gjithashtu baste sportive dhe baste live, ndaj nuk është e fokusuar vetëm te lojërat e kazinosë.

Oferta e lojërave është e gjerë dhe përfshin tituj nga shumë providerë të njohur. Për lojtarët e rinj ka edhe një paketë mirëseardhjeje për katër depozitat e para, me bonuse që në total arrijnë deri në 460% deri në €4,000 dhe deri në 700 rrotullime falas, plus një bonus game.

Në këtë review të DragonSlots do të shohim më nga afër lojërat, bonuset, mënyrat e depozitimit dhe tërheqjes së parave, aplikacionin, suportin dhe pjesët e tjera që ia vlen të kontrollohen para hapjes së një llogarie.

Dizajni dhe navigimi

DragonSlots ka një pamje të errët, me kombinim të ngjyrave të kuqe, të arta dhe të verdha. Tema e dragoit përdoret në pjesë të ndryshme të faqes dhe e bën dizajnin lehtësisht të dallueshëm.

Menuja kryesore jep akses te Sports Betting, Live Betting, Games, Promotions, Tournaments dhe Live Dealers. Ka edhe një menu anësore nga ku mund të hapen shpejt lojërat, kazinoja live, promocionet, seksioni VIP dhe suporti.

Te pjesa e kazinosë navigimi është më praktik. Lojërat ndahen në kategori si Popular, New, Slots, Bonus Buy, Fast Games, Megaways, Hold & Win dhe Jackpot, ndërsa mund të filtrohen edhe sipas providerit. Kjo e bën më të lehtë gjetjen e një loje të caktuar pa kaluar gjithë katalogun.

Faqja shfaq gjithashtu RTP-në te shumë prej lojërave. Nga ana tjetër, homepage është mjaft e ngarkuar me lojëra, menu dhe promocione, kështu që në përdorimin e parë mund të duket pak e mbushur. Pas orientimit te kategoritë, navigimi bëhet më i thjeshtë.

Lojërat e kazinosë

DragonSlots ka një katalog të madh lojërash, me kategori të mjaftueshme për të mos i pasur të gjitha të përziera në një faqe. Përveç slot-eve, ka kazino live, blackjack, roulette, baccarat, poker dhe game shows.

Lojërat mund të kërkohen me emër ose të filtrohen sipas kategorisë dhe providerit. Ka edhe seksione të veçanta për Bonus Buy, Megaways, Hold & Win, Jackpot dhe Fast Games, të dobishme për lojtarët që preferojnë një lloj të caktuar loje.

Lojërat slot

Slot-et zënë pjesën më të madhe të katalogut të DragonSlots. Ka si lojëra klasike me fruta, ashtu edhe slot-e më të reja me bonus rounds, free spins, jackpot dhe mekanika si Megaways, Hold & Win dhe Bonus Buy.

Disa nga titujt që gjenden në kazino janë 20 Boost Hot, Hot Money Slot, Zeus Legacy, Wolf Gone Wild Hold and Win, Rip City, Mega Volcano, Coin Strike 2 Hold and Win, Book of Ra Magic, 3 Pots of Olympus, Pink Clovers XXXL Hold and Win dhe Wild Spin Deluxe.

Një detaj i dobishëm është shfaqja e RTP-së për shumë prej slot-eve. Me filtrat sipas providerit dhe llojit të lojës, është gjithashtu më e lehtë të gjendet një slot pa kërkuar manualisht mes gjithë titujve.

Kazino live

Seksioni Live Dealers është për lojtarët që preferojnë tavolina me dealer real. Këtu ka roulette, blackjack, baccarat dhe poker, së bashku me game shows dhe variante të ndryshme të lojërave klasike.

Në lobby gjenden tituj si Crazy Time, Immersive Roulette, Gravity Blackjack, Live Roulette, Gravity Wheel, Grand Bonus Baccarat, Blackjack VIP dhe Roulette Deluxe. Në këtë pjesë ka lojëra nga emra të njohur si Evolution, Playtech dhe ICONIC21.

Zgjedhja nuk kufizohet vetëm te tavolinat standarde. Ka edhe variante më të shpejta, tavolina VIP dhe game shows për ata që duan diçka ndryshe nga roulette apo blackjack tradicional.

Lojërat e tavolinës

Për lojërat klasike, DragonSlots ka disa variante të blackjack, roulette, baccarat dhe poker. Një pjesë luhen live me dealer, ndërsa në katalog gjenden edhe versione digjitale.

Te kazinoja live secila prej këtyre lojërave ka filtrin e vet, kështu që mund të kalosh direkt, për shembull, vetëm te tavolinat e blackjack-ut ose roulette-s. Mes varianteve janë Speed Blackjack, Blackjack VIP, Roulette Deluxe dhe Immersive Roulette, ndaj zgjedhja shkon përtej versioneve bazë.

Bonuset dhe promocionet

DragonSlots ka disa promocione për lojtarët e kazinosë, ndërsa oferta kryesore për përdoruesit e rinj është paketa e mirëseardhjes për katër depozitat e para. Përveç saj, ka edhe reload bonus, free spins për instalimin e aplikacionit dhe rrotullime falas për aktivizimin e njoftimeve.

Bonusi i mirëseardhjes në DragonSlots

Paketa e mirëseardhjes ndahet në katër depozitat e para dhe në total mund të arrijë deri në 460% bonus, deri në €4,000 + deri në 700 rrotullime falas. Me depozitën e parë mund të merret edhe një lojë bonus.

Për depozitën e parë, DragonSlots jep 100% bonus deri në €1,000. Numri i rrotullimeve falas varet nga shuma e depozituar:

  • €10 – €50: 100% bonus + 25 rrotullime falas
  • €50 – €200: 100% bonus + 50 rrotullime falas
  • €200 – €500: 100% bonus + 100 rrotullime falas
  • €500 ose më shumë: 100% bonus + 250 rrotullime falas

Me një depozitë prej të paktën €20 përfshihet edhe një lojë bonus.

Në depozitën e dytë, bonusi rritet në 110% deri në €1,000. Një depozitë nga €10 deri në €50 sjell 50 free spins, nga €50 deri në €300 jepen 100 rrotullime falas, ndërsa me €300 ose më shumë merren 150 free spins.

Për depozitën e tretë jepet 120% bonus deri në €1,000. Me €10–€100 merren 50 rrotullime falas, me €100–€300 jepen 100, ndërsa një depozitë prej €300 ose më shumë sjell 150 free spins.

Paketa përfundon me depozitën e katërt, ku DragonSlots jep 130% bonus deri në €1,000. Depozitat nga €10 deri në €100 sjellin 50 rrotullime falas, nga €100 deri në €300 japin 100, ndërsa me €300 ose më shumë merren 150 free spins.

Shuma prej €4,000 dhe 700 rrotullimeve falas nuk merret me një depozitë të vetme, por është totali i katër bonuseve të mirëseardhjes. Para aktivizimit duhet të kontrollohen edhe kushtet e bonusit, përfshirë kërkesat e xhiros për bonusin dhe free spins.

Reload bonus

Për lojtarët ekzistues, DragonSlots ka edhe një reload bonus deri në 150% dhe €750 + deri në 150 rrotullime falas.

Me depozitë nga €10 deri në €100 merret 100% bonus deri në €100 + 50 free spins. Për depozitat nga €100 deri në €300 oferta rritet në 125% deri në €375 + 100 rrotullime falas, ndërsa me €300 ose më shumë mund të merret 150% deri në €750 + 150 free spins.

Depozita minimale për të marrë rrotullimet falas është €10.

10 rrotullime falas për instalimin e aplikacionit

Instalimi i aplikacionit DragonSlots sjell 10 free spins pa depozitë. Kjo do të thotë se për këtë promocion nuk është e nevojshme të bëhet fillimisht një depozitë.

10 rrotullime falas me push notifications

DragonSlots jep edhe 10 free spins për aktivizimin e push notifications. Përmes këtyre njoftimeve, lojtarët mund të marrin informacione për promocionet, ofertat dhe risitë e kazinosë.

Në pajisjet iOS, fillimisht duhet të instalohet aplikacioni DragonSlots dhe më pas të aktivizohen njoftimet.

Regjistrimi në DragonSlots

Hapja e një llogarie në DragonSlots bëhet në dy hapa. Para se të plotësohen të dhënat, lojtari mund të zgjedhë paketën e plotë të mirëseardhjes, vetëm bonusin e depozitës së parë ose ta lërë zgjedhjen e bonusit për më vonë.

Në hapin e parë kërkohen email-i dhe fjalëkalimi. Duhet gjithashtu të konfirmohet mosha mbi 18 vjeç dhe pranimi i termave dhe kushteve të kazinosë.

Hapi i dytë kërkon të dhënat personale, si emri, mbiemri, data e lindjes, gjinia, shteti, monedha dhe numri i telefonit. Më pas plotësohen qyteti, adresa dhe kodi postar. Ka edhe një fushë për promo code, nëse lojtari ka një të tillë.

Regjistrimi kërkon pak më shumë informacion se te kazinotë ku llogaria hapet vetëm me email dhe fjalëkalim, por formulari është i ndarë qartë në dy pjesë. Të dhënat duhet të jenë të sakta, pasi mund të kërkohen përsëri gjatë verifikimit të llogarisë ose para një tërheqjeje.

Depozitat dhe tërheqjet

DragonSlots mbështet karta bankare, e-wallets dhe një numër të madh kriptomonedhash. Shumat minimale shfaqen edhe në denarë maqedonas, ndërsa metodat që dalin në llogari mund të varen nga vendi dhe monedha e zgjedhur gjatë regjistrimit.

Depozitat

Për depozita me Visa dhe Mastercard, minimumi i shfaqur është 650 MKD. I njëjti minimum vlen edhe për Skrill, Neteller, MiFinity dhe Jeton.

Pjesa ku DragonSlots ka dukshëm më shumë alternativa është crypto. Mund të përdoren Bitcoin, Ethereum, Litecoin, XRP, Dogecoin, Solana, Cardano, Polkadot, Chainlink, USDC dhe USDT, përfshirë disa rrjete të ndryshme për USDT. Te disa kriptomonedha minimumi fillon nga rreth 310 MKD.

Pra, për pagesat tradicionale zgjedhja është relativisht standarde, ndërsa për lojtarët që përdorin crypto ka shumë më tepër mundësi.

Tërheqja e parave

Për tërheqje janë të disponueshme Visa, Skrill, Neteller, MiFinity, Jeton dhe kriptomonedha.

Lista e crypto-ve është përsëri e gjatë dhe përfshin Bitcoin, Ethereum, Litecoin, XRP, Dogecoin, Solana, USDC, USDT dhe monedha të tjera. Kjo i jep DragonSlots një zgjedhje të mirë për tërheqjet në crypto.

Një detaj që duhet pasur parasysh është se te kartat, në seksionin e tërheqjeve shfaqet Visa, por jo Mastercard, edhe pse Mastercard mund të përdoret për depozitë. Për këtë arsye, lojtarët që preferojnë pagesat klasike duhet të kontrollojnë paraprakisht cilat metoda tërheqjeje janë aktive në llogarinë e tyre.

Versioni mobile dhe aplikacioni

DragonSlots mund të përdoret normalisht edhe nga telefoni, pa qenë nevoja të instalohet aplikacioni. Versioni mobile është përshtatur për ekranet më të vogla dhe jep akses te slot-et, kazinoja live, promocionet, bastet sportive, depozitat dhe tërheqjet.

Për ata që luajnë rregullisht nga telefoni, DragonSlots ka edhe aplikacion mobile, me link për instalim direkt nga faqja. Instalimi i app-it sjell edhe 10 rrotullime falas pa depozitë.

Aplikacioni ka rëndësi edhe për përdoruesit e iOS që duan të marrin push notifications. Pasi aktivizohen njoftimet, DragonSlots jep edhe 10 rrotullime të tjera falas.

Suporti për klientët

Për ndihmë, DragonSlots ka live chat, email dhe formular kontakti. Live chat është alternativa më praktike kur nevojitet një përgjigje e shpejtë, ndërsa para nisjes së bisedës kërkohen emri dhe adresa e email-it.

Pyetjet mund të dërgohen edhe përmes formularit të kontaktit, ku zgjidhet lloji i problemit dhe shkruhet mesazhi. Për këto kërkesa, kazinoja parashikon përgjigje brenda 24 orëve.

Me email, suporti mund të kontaktohet në [email protected]. Për ankesat ka një adresë të veçantë, [email protected], gjë që e ndan procesin e ankesave nga pyetjet e zakonshme.

Përfundimi

DragonSlots ka një zgjedhje të madhe slot-esh dhe lojërash live, paketë të konsiderueshme bonusesh dhe sidomos shumë alternativa për depozita e tërheqje me crypto. Aplikacioni dhe bonuset me rrotullime falas janë gjithashtu plus. Nga ana tjetër, faqja mund të duket pak e ngarkuar dhe zgjedhja e metodave tradicionale për tërheqje është më e kufizuar se ajo me kriptomonedha.